Majko: Diplomacia nuk është paturpësi, Serbia meriton më shumë

10 Janar 2017 - 11:10      

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet diplomatike të Serbisë.

Ministri serb për këtë ka këshilluar politikanët shqiptarë që të mos luajnë me zjarrin. Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Majko, i cili ka ironizuar me një thënie për tregtarët e Beogradit.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…”, ka shkruar Majko në Facebook.

“Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro - Hungareze për tregtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: ‘Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…’”, ka shtuar ish-kryeministri shqiptar.

“Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin. Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...