9 Janar 2017 - 23:32
Haradinaj u ndal ditë më parë në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 dhe, sipas Kocit, krejt kjo po ndodh për shkak të neglizhencës për kërkesën që të hiqet emri i Haradinajt nga lista e Interpolit.
“Haradinajn e ka arrestuar neglizhenca jonë. Askujt nuk i ka ra ndër mend që të hiqet emri i tij nga lista e Interpolit. Asnjë kërkesë që është bërë nga UNMIK-u, pasi ne nuk mundemi të dërgojmë kërkesë, nuk është refuzuar. Për Haradinajn kam kuptuar që është bërë kërkesa pak para ndalimit, më 16 dhjetor”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së duke shtuar se beson plotësisht që drejtësia në Francë nuk mund të ndikohet.
Koci ka shtuar se Serbia është e përjashtuar nga administrimi juridik për krimet e luftës në territorin e Kosovës me Rezolutën 1244 dhe si pasojë nuk mund të ekstradojë në asnjë formë Haradinajn.
Duke përmendur emrin e Fatmir Limajt dhe Agim Çekut si të larguar nga kjo listë, Koci ka përsëritur disa herë se nuk është i kënaqur as me veprimet e veta e as me të institucioneve vendore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...