Koci tregon se sa kohë ka në dispozicion Serbia për rastin Haradinaj

9 Janar 2017 - 23:29      

Arianit Koci, avokat mbrojtës i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj që po mbahet në arrest në Francë me një urdhër të dërguar nga Serbia, më 2004.

Ka thënë se me kërkesë të ekipit mbrojtës, seanca do të mbahet të enjten në orën 11:00.

“Askush që nuk e ka dhënë provimin e jurispodencës në Francë nuk ka të drejtë ta mbrojë askënd atje. Prandaj unë do të jem atje vetëm si ndihmës i avokatës së njohur Rachel Lindon, është specialiste e ekstradimeve dhe e fushës penale në përgjithësi, e cila do ta mbrojë Harainajn”, ka thënë Koci, në “Interaktiv” të KTV-së.

Koci ka thënë se Serbia po i keqpërdorë të gjitha hapësirat për ta njollosur figurën e Haradinajt dhe Kosovën në përgjithësi.

“Ne presim që të enjten të lirohet. Lirimi do të jetë lirim vetëm në Francë, pra do të mbetet atje. Serbia duhet ta dërgojë brenda 18 ditësh kërkesën për ekstradim, por mund të kërkojë kohë shtesë deri në 40 ditë. Sipas informatave që kam ka presion ndaj Serbisë që kërkesa të shkojë sa më herët”, ka thënë Koci.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...