Rasti Haradinaj përmendet si shembull se sa problematik është juridiksioni i Serbisë për krime lufte

10 Janar 2017 - 07:05      

Edhe pse ishte menduar që të jetë diskutim rreth arritjeve dhe sfidave të Kosovës dhe të Serbisë në rrugëtimin e tyre drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, në debatin në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, të hënën mbrëma, tema më e përfolur ishte rasti Haradinaj.

Ndalja e tij nga autoritetet e Francës, sipas urdhër arrestimit nga Serbia, ka krijuar shqetësim te disa deputetë, të cilët druajnë se kjo mund të shkaktonte kthesë prapa në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu është shprehur deputeti nga Britania e Madhe, Charles Tannock.

Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka përsëritur thirrjet që Serbia t’i tërheqë fletë arrestimet e vjetruara dhe ka thënë se Ligji për juridiksion i cili i jep Serbisë mundësi të akuzojë personat nga e gjithë ish-Jugosllavia është shumë problematik.

Lunaçek u shpreh se Serbia nuk ka juridiksion ndaj Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...