10 Janar 2017 - 06:50
Sipas shifrave të ASK-së, deficiti tregtar është rritur edhe në muajin nëntor të vitit 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Kjo rritje është 4.3 për qind, shkruan sot Koha Ditore.
“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194.4 milionë eurosh në vitin 2015”, thuhet në publikimin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, nëntor 2016”, të ASK-së.
Sipas këtyre statistikave, eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind.
Vlera e eksportit të mallrave në muajin nëntor të vitit 2016 ishte vetëm 32.1 milionë euro, ndërkohë që vlera e mallrave të importuara është 234.8 milionë euro, ose 202 milionë euro më shumë sesa vlera e mallrave të eksportuara. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...