Dështon integrimi i gjyqësorit në veri brenda afatit të caktuar

10 Janar 2017 - 07:17      

Qeveria e Kosovës ka dështuar të nisë zbatimin e Marrëveshjes për drejtësi në katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas Marrëveshjes së rinegociuar, 10 janari ishte caktuar data kur duhej të funksionalizoheshin Gjykata dhe Prokuroria Themelore për komunat veriore, shkruan sot Koha Ditore. Për pamundësinë që Marrëveshja të zbatohet me këtë datë kanë folur zyrtarë të Brukselit.

Por, sipas tyre, Marrëveshja gjithsesi do të zbatohet brenda muajit janar. Gazeta ka kërkuar disa herë informacione për procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve e të prokurorëve qoftë nga ministrja për dialog, e cila ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes së fundit, nga Këshilli Gjyqësor e Këshilli Prokurorial, që ka bërë intervistimin e kandidatëve, dhe nga Presidenca, e cila duhet të japë dekretimin final.

Por asnjëri prej tyre nuk ka treguar se deri ku është arritur me këtë proces dhe kush janë të emëruarit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...