10 Janar 2017 - 06:31
Përhapja me shpejtësi e influencës aviare me patogjenicitet të lartë në rajonin evropian dhe në vendet fqinje me Shqipërinë, ka vënë në gjendje gatishmërie dhe autoritetet në këtë vend, shkruan sot Koha Ditore.
Në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit të shpendëve, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë , Edmond Panariti, vizitoi të hënën kompleksin e rritjes së shpendëve “Chicken Farm” në Kavajë.
Ministri i Bujqësisë pa nga afër masat e marra nga sipërmarrësi për parandalimin e futjes së virusit nëse ai vjen në Shqipëri, si dhe kërkoi masa rigoroze nga të gjitha kompanitë e mbarështimit të shpendëve në të gjithë vendin, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...