AKP-së nuk i mjaftoi një vit për ta përmbyllur tenderin për shërbime të sigurimit fizik

10 Janar 2017 - 06:20      

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që nga dhjetori i vitit 2015 nuk ia ka dalë të përmbyllë aktivitetin e prokurimit: “Shërbimet e sigurimit fizik për hapësirat e AKP-së dhe të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-s”, në vlerën e afro 2 milionë eurove.

Kjo pasi ky aktivitet është përcjellë me shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik dhe lënda është kthyer dy herë në rivlerësim dhe në ritenderim, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të tenderit, AKP-ja gjatë vitit të kaluar kishte lidhur tri anekskontrata me kompaninë “Security Code”, me të cilën njëanshëm kishte shkëputur kontratën në dhjetor të vitit 2015. Këto tri anekskontrata kanë vlerën rreth 700 mijë eurosh.

“Security Code” figuron si pronë e Ukshin Lushtakut, vëllait të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Ndërsa, bashkëpronar është edhe Valdrin Tahiri, djali i Esat Tahirit, ish-truprojë e Sami Lushtakut. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...