10 Janar 2017 - 07:49
Prandaj vizita e tij përtej Atlantikut është parë për qëllim të promovimit të vetes, shkruan sot Koha Ditore.
Kabineti i presidentit Thaçi ka zbardhur të hënën agjendën e takimeve, mes të cilave është edhe ajo me zëvendëspresidentin në detyrë, Joe Biden, dhe me personalitete e think-tanke me ndikim te Donald Trupm, presidenti i ri amerikan që do të marrë mandatin pas dhjetë ditësh.
“Vizita ime dhe pritja që më bëhet në Washington janë konfirmim i miqësisë speciale dhe të përhershme që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur presidenti Thaçi në fillim të vizitës së tij në Washington. “Me ndryshimet në botë, miqësia jonë me SHBA-në, raporti ynë special, është vital për të ardhmen e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”.
Ndodhet në transicion pranim-dorëzimi i pushtetit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo për shkak që në krye të fuqisë më të madhe botërore, pas dhjetë ditësh do të vihet presidenti i ri, i cili nuk gëzoi mbështetje në Kosovë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...