9 Janar 2017 - 22:08
Ka thënë se autostrada e re për Gjilan do të fillojë sivjet.
“Janë siguruar parat për 19 kilometrat e para”, ka thënë Zharku, përcjell Koha.net.
Sa i përket rrugës Prishtinë – Pejë, Zharku ka thënë se deri në mesin e këtij viti do të jetë për qarkullim traseja nga Orllati deri në Kijevë.
Ministri bëri me dije se financimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë nga sauditët dhe OPEK-u është bllokuar dhe vetëm po shtyhet.
“Nuk kam informacione se pse është ndaluar”, ka thënë ai.
Zgjerimi i rrugës Prishtinë – Podujevë ka filluar vitin e kaluar me 4.7 kilometra e para, kurse për këtë vit do të bëhet zgjerimi edhe i pesë kilometrave të tjerë, ka treguar Zharku.
Ministria e Infrastrukturës, ka thënë Zharku, i ka edhe 100 projekte të reja që janë në bashkëfinancim me komunat.
Deri më 2020 do të kompletohet i gjithë rrjeti rrugor pra e gjithë infrastruktura rrugore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...