Thaçi tregon se çfarë bisedoi e çfarë i dha dhuratë senatorit Doll

9 Janar 2017 - 21:06      

Kreu i shtetit, Hashim Thaçoi, ka thënë të jetë ndarë, si gjithmonë, me përshtypjet më të mira nga takimi me mikun e madh të shqiptarëve, senatorin Robert Doll.

“Në takimin e përzemërt që patëm, diskutuam gjerë e gjatë të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për lirinë e Kosovës. Natyrisht, senatori Doll ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe aspiratës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Thaçi.

Por, fokusi i bisedës ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon, ka shtuar më tej presidenti.

“E falënderova, në emër të qytetarëve të Kosovës, senatorin Doll për kontributin e tij personal për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje i dhurova një suvenir me hartën e Kosovës të bërë me gurë mineralë nga toka e jonë”, ka treguar Thaçi.

Kujtojmë se dhurata të tilla bënte sa ishte në pozitën e njëjtë, edhe kundërshtari më i madh politik i Thaçit, Ibrahim Rugova.

“Duhet gjithmonë të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën. Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë si senatorin Doll”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...