Zharku tregon për koston e “Arbën Xhaferrit”, nuk pret përfundimin me kohë të saj [video]

9 Janar 2017 - 20:53      

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka treguar në “Puls” të KTV-së, se deri në ditën e fundit të vitit të kaluar, për autostradën “Arbër Xhaferri” “Bechtel Enkas” i janë paguar 327 milionë euro.

Ndërsa ka treguar se sivjet janë paraparë edhe 130 milionë euro nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe 70 milionë të tjera nga mjetet e AKP-së.

“Pras sivjet do t’i paguajmë edhe 200 milionë euro ‘Bechtel Enka’-s”, ka thënë Zharku.

Zharku ka thënë se deri në fund të vitit 2017 rruga do jetë e përfunduar deri në Doganaj të Kaçanikut.
“Kjo autostradë duhet të përfundohet në janar të vitit 2018, por pasi nuk i kemi parat jemi duke biseduar me ‘Bechtel Enka-n’ të shtyhen punimet edhe për 6 muaj por pa penalizime. Edhe pse do të ketë pak penalizime”, ka shtuar ai.

Ndërsa sa i përket autostradës “Ibrahim Rugova” është caktuar traseja e cila do të kalojë për Merdare, ndërsa deri në fund të vitit, Zharku ka thënë se do të nënshkruhet kontrata me Bankën Evropiane për zhvillim për financimin e 22 kilometrave të kësaj autostrade.


Zharku tregon për koston e “Arbën Xhaferrit... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...