
9 Janar 2017 - 19:36
VMRO-DPMNE-ja ka marrë 51 mandate, në një kohë kur për të qeverisur do t’i duhen 61 të tilla, ndaj partia e Gruevskit duket e destinuar të kërkojë afrimin e shqiptarëve në një koalicion qeveritar, raporton TCh.
BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët njoftuan më 7 janar platformën e përbashkët, e cila do të shërbejë si bazë e tyre në negociatat për krijimin e ekzekutivit të ri maqedonas.
Agjenda politike e 3 partive shqiptare parashikon barazi gjuhësore, përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të emrit me përfshirjen e shqiptarëve në grupin e punës të ngritur për bisedime me Greqinë, si dhe për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.
Kryeministri i caktuar tashmë ka 20 ditë për të dorëzuar programin qeverisës dhe formimin e kabinetit, e më pas qeveria zgjidhet nga shumica e Parlamentit, i cili zhvilloi sesionin konstituiv më 30 dhjetor, e përfshin 51 deputetë nga VMRO-DPMNE-ja, e ndjekur më pas nga 49 deputetët e LSDM-së, BDI-ja me 10, Besa me 5 dhe Aleanca për Shqiptarët 3.
Ndërkohë që PDSH-ja e ish-kreut Menduh Thaçi mori dy mandate deputetësh.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...