Foto: Reuters

Gruevski komenton platformën e partive shqiptare

9 Janar 2017 - 19:32      

Nikolla Gruevski mori mandatimin nga Presidenti George Ivanov për formimin e qeverisë së re. Para se të merrte këtë mandatim, kreu i VMRO-DPMN komentoi në një intervistë për gazetën “Dnevnik” platformën e partive shqiptare për bashkëqeverisje.

Gruevski thotë se platforma është nxitur nga “politikanë dhe diplomatë të huaj dhe përmes saj synohet që të shmanget koalicioni me partinë e tij për qeverinë e re”.

Lidhur me përmbajtjen ai është ndalur tek kërkesa për dygjuhësinë. Sipas tij, dygjuhësia nuk ka përse u duhet shqiptarëve në zonat ku ata nuk jetojnë.

“Shqiptarët kanë më shumë nevojë për punësime të reja, paga më të larta dhe standarde më të larta jetese”, thotë Gruevski, raporton TopChannel.

Ai ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për BDI-në e Ali Ahmetit, duke folur për vendosjen e një precedenti të rrezikshëm për të ardhmen e Maqedonisë nëse kjo parti refuzon koalicionin me VMRO-DPMNE dhe në vend të kësaj zgjedh LSDM-në.

“Nëse BDI zgjedh të shkojë në koalicion me partinë e dytë, në vend të asaj që ka dalë forcë e parë, zgjedh të shkojë me atë që ka humbur dhe jo me atë që ka fituar, kjo do të shënojë një praktikë të re, të cilës ne gjithsesi do t’i përshtatemi sot dhe në të ardhmen”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...