Foto: Koha / ilustrim

QKUK pa buxhet, vështirë se do t’ia dalin të japin shërbime [video]

9 Janar 2017 - 22:21      

As këtë vit, qendra më e madhe klinike në vend nuk do të jetë në gjendje të ofrojë për qytetarët atë për të cilën obligohet.

Shumë shërbime, sikur edhe vitin e kaluar, mbeten të kufizuara, e problem kronik do të jetë mungesa e barnave. Ankesat e qytetarëve vazhdojnë, raporton KTV.

Hiq më mirë nuk do të jetë as ky vit edhe me aparaturat, të cilat në këtë shërbim shpesh gjenden jashtë funksionit për shkak të vjetërsisë.

Por, zyrtarë të kësaj qendre nuk e marrin gjithë përgjegjësinë për vete. Ndonëse janë organizatë e veçantë buxhetore, ata varen nga Ministria e Shëndetësisë, sa i përket furnizimit e investimeve kapitale.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili nuk arriti të bindë shefin e tij për të nisur mbledhjen e kontributeve në kuadër të ligjit për sigurime shëndetësore, ka deklaruar se planifikimi për furnizim do të bëhet në bazë të mundësive, e jo sipas nevojave.

Kësaj ministrie do t’i mbetet barrë mbulimi i rasteve nga fondi për trajtime jashtë vendit, i cili për vite me radhë në mungesë të ngritjes së kapaciteteve në institucionet publike, po derdhet në sektorin privat.  


QKUK pa buxhet, vështirë se do t’ia dalin të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...