
9 Janar 2017 - 21:17
Organizata Çohu kishte krijuar databazën, të ndarë në tri kategori: rrjetëzimi i lidhjeve të biznesit me politikën, pasqyrat financiare për subjektet politike dhe patronazhi politik, raporton KTV.
OPEN Data and Statistical Visualisation përmban të dhënat e detajuara për vitet 2009 deri 2012 lidhur me të hyrat e subjekteve politike, format e donacioneve, lidhjet e bizneseve me politikën dhe tenderët nga buxheti publik.
Me ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike që kalonte përgjegjësinë për përzgjedhjen e auditorëve nga KQZ-ja te Kuvendi, nga viti 2013 e tutje, nuk ka pasur publikim të raporteve të auditimit.
KTV-ja ka provuar të marrë përgjigje lidhur me ecurinë e procesit nga kryetari i komisionit për mbikqyrjen e financave publike dhe anëtarët tjerë, por shumica nuk janë përgjigjur, e të tjerë s’kanë preferuar të intervistohen.
Një prej arsyetimeve për dështimin e këtij procesi ishte edhe mosinteresimi i kompanive që merren me auditim për këtë punë, por që jo gjithmonë kishte qënë kështu.
Sekretari i Përgjitghshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i ka thënë KTV-së, se duhet vetëm një javë për të shpallur konkurs për auditor, por vetëm u duhet një kerkesë nga Komisioni për Mbikqyrjen e Financave Publike.
Përveç auditimit e publikimit të raporteve për vitet 2013 deri 2015, me Agjendën për Reformën Evropiane, parashihet që këtë vit të amandamentohet edhe ligji për financimin e subjekteve politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...