Foto: Koha / ilustrim

Çka thotë avokati i Haradinajt për mundësinë e lirimit të tij [video]

9 Janar 2017 - 19:08      

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten do të dalë para gjykatës, e cila do të marrë vendim për ose kundër lirimit të tij.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka bërë të ditur se gjasat janë që Haradinaj të lirohet nga paraburgimi, por qëndrimi i tij në Colmar do të vazhdojë, pasi i duhen edhe disa ditë derisa Serbia të kompletojë dokumentacionin, raporton KTV.

Koci, i cili pritet të udhëtojë në Francë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj Haradinajt, beson se gjasat për ekstradimin e tij në Serbi janë minimale.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj arrestohet brenda dy vjetëve me të njëjtën aktakuzë.

Më 17 qershor të 2015-ës, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin, Haradinaj u ndalua në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni, por u lirua më vonë, për çka ishte i detyruar të qëndronte në Lubjanë, deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e fletarrestimit.  


Çka thotë avokati i Haradinajt për mundësinë e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...