Deklarata që nxori Kuvendi i Deçanit për Haradinajn, mungoi LDK-ja [video]

9 Janar 2017 - 19:06      

Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, nga një shtet demokratik dhe përkrahës i vendit tonë, siç është Franca, i ka shokuar asamblistët e Kuvendit Komunal të Deçanit.

Gjatë mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme, ata e quajtën të padrejtë arrestimin e Haradinajt, derisa kërkuan lirimin e menjëhershëm të tij, raporton KTV.

Sipas tyre, për akuzat me të cilat ngarkohet përmes një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, Haradinaj dy herë ka dalë i pafajshëm në Tribunalin e Hagës.

Mbledhjen e thirrur nga asamblistët e AAK-së e bojkotuan ata nga radhët e LDK-së, të cilët nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë në një mbledhje që nuk çon peshë.

Asambleja komunale miratoi një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u kërkohet, si institucioneve vendore, ashtu dhe atyre ndërkombëtare, që në procedurë të përshpejtuar drejtësia franceze ta lirojë Haradinajn.

Komuna e Deçanit është bastion i partisë së Haradinajt, prej nga e ka ai prejardhjen.


Deklarata që nxori Kuvendi i Deçanit për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...