Vetëvendosje: Serbia po e zhvendos kufirin para syve të qeveritarëve të Kosovës

9 Janar 2017 - 15:41      

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për vënë qarkullimi linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Ky vendim, thotë kumtesa është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës. Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po e bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë, kufiri me Serbinë, nga Leposaviçi është zhvendosur në lumin Ibër ku është ndërtuar një mur ndarës. Ndërkaq, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit sikur të ishin brenda të të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjuriq përuron linjën hekurudhore Beograd - Mitrovicë

Sipas Vetëvendosjes, Linja hekurudhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë. Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t'i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës.

Vetëvendosje në kumtesë thotë se Serbia po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit tonë. Me të njëjtën Serbi, Qeveria jonë ka pranuar të negociojë. Prej së njëjtës Serbi dhe me Listën Serbe po provohet të instalohet "Zajednica" në Kosovë. Ky projekt nuk është i ndryshëm. Linja hekurudhore është vetëm njëri prej treguesve se si mund të dukej "Zajednica" e cila sjellë ndarje reale por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...