Foto: Koha

Disa fshatra ende të bllokuara [foto]

9 Janar 2017 - 15:30      

Këto ditë në Kosovë ka rënë shumë borë e përcjellë edhe temperatura të ulëta që kanë shkuar deri në – 24 gradë celsius.

Këto kushte të rënda atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e pothuajse të gjitha rrugëve si në qytete ashtu edhe në fshatra.

Brenda pak kohësh shumica e komunave kanë kontraktuar kompani të ndryshme për të liruar rrugët e bllokuara nga bora në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të lëvizin lirshëm.

Por janë ende disa vende që nuk janë zhbllokuar.

Në fotografitë të cilat i shohim tregojnë gjendjen në fshatin Divjak të komunës së Lipjanit.

Fazli Zogaj, banor i këtij fshati ka thënë se tash e disa ditë është duke thirrur komunën që të pastrojë rrugën, por ajo nuk ka reaguar, raporton KTV.

Ndërkohë, Sherif Toshi nga fshati Izhanc, komuna e Shtërpcës, ka thënë për Koha.net se janë bllokuar shtatë shtëpi. Ai ka thënë se ky fshat i ka dy rrugë hyrëse dhe vetëm njëra është e hapur deri në gjysmë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...