Serbia së shpejti dorëzon kërkesën për ekstradim të Ramush Haradinajt

9 Janar 2017 - 15:08      

Ministria e Drejtësisë e Serbisë po punon në përkthimin e dokumentacionit për rastin Haradinaj dhe menjëherë pas përkthimit, kërkesa për ekstradim të ish – kryeministrit të Kosovës, do t’iu dërgohet autoriteteve franceze të drejtësisë, transmeton Koha.net.

Gazeta "Blic" e Beogradit njofton se në Ministrinë e Drejtësisë është thënë se nevojiten edha dy – katër ditë deri sa të përkthehet i gjithë dokumentacioni.

“Fjala është për një dokumentacion vëllimor të Prokurorisë dhe tani çdo gjë varet nga përkthyesit. Sapo të përfundojë kjo punë, do ta dërgojmë kërkesën për ekstradim , citon kjo gazetë të kenë thënë zyrtarë kabinetit të ministres serbe të Drejtësisë Nela Kuburoviq.

Një pjesë e dokumentacionit është dërguar dy ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Bazel, Francë. Bëhet falë për vendimin për inicimin e hetimit dhe për atë të fletë arrestit.

Ish – kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në bazë të një fletarrestimi të Serbisë lëshuar në vitin 2004.

Haradinaj, duke qenë kryeministër i Kosovës, është dorëzuar vullnetarisht në Tribubunalin e Hagës në vitin 2005 dhe nga kjo gjykatë ai është shpallur i pafajshëm dy herë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...