Foto: Koha / arkiv

Bushati: Arrestimi i Haradinajt akt i padrejtë

9 Janar 2017 - 10:59      

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, një akt të padrejtë dhe të dënueshëm.

Sipas tij, lëshimi i fletë-arresteve nga Serbia dhe keqpërdorimi i Interpolit është një veprim i qëllimshëm që synon të destabilizojë Kosovën.

Akuzat ndaj Ramushit e kanë zanafillën në 2004-n, kur asokohe kryeministër la detyrën për të shkuar në Hagë, për tu ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare. Dy dhomat e Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë e çliruan atë nga çdo akuzë. Këto janë fakte të njohura botërisht, shprehet ministri Bushati për mediat, transmeton kp.

Për rrjedhojë, vijon ai, lëshimi i fletë arresteve nga Serbia, keqpërdorimi i Interpolit dhe shpërfillja e vendimeve të drejtësisë ndërkombëtare, është një veprim i qëllimshëm që synon të destabilizojë Kosovën, të denigrojë imazhin e një personaliteti dhe përmes tij të njollosë luftën çlirimtare të Kosovës. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe të presidentit Nikoliç për ndalimin e Haradinajt, Bushati thotë se ata pretendojnë të nxjerrin kapital politik me Kosovën. Deklaratat e tyre dëshmojnë se ata jetojnë në të kaluarën e errët, duke bërë pjesë, për fat të keq, tek ata politikanë që ende mendojnë se mund të nxirret kapital politik me Kosovën, thotë ministri i Jashtëm. Përdorimi i “viktimologjisë”, si metodë politike, e kombinuar me “teatralitetin” dhe “agresivitetin”, mund të prodhojë efekte befasuese në planin afatshkurtër, por është tërësisht kundërproduktiv e në planin afatgjatë, nënvizon ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...