Gjysma e bizneseve jashtë sistemit fiskal

9 Janar 2017 - 06:35      

Administratës Tatimore të Kosovës i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’i bindur bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës që të përfshihen në sistemin fiskal.

Ky biznes, që ka qarkullim vjetor afro 600 milionë euro, ka refuzuar fiskalizimin, një herë me arsyetimin se kostoja është e madhe, e së fundi se në këtë proces ka monopol të furnizimit me pajisjet fiskale, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe derisa naftëtarët zotohen se brenda pak muajve do të fiskalizohen, ATK-së i mbeten edhe mijëra biznese tjera jashtë këtij sistemi. Nga mbi 50 mijë biznese aktive në Kosovë, me pajisje fiskale janë pajisur vetëm 25.769 sosh.

Shoqata e operatorëve të licencuar për pajisje me arkë fiskale ka ngritur si shqetësim heshtjen e ATK-së ndaj veprimeve të naftëtarëve, të cilët, sipas kësaj shoqate, me një parapagim ndaj kompanive të fiskalizimit e shtyjnë instalimin e pajisjeve fiskale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...