Arteriet e mbyllura të shëndetësisë

9 Janar 2017 - 07:33      

“Paska shku muti të EDA” dhe “Krejt budallë ish muti”, janë dy mesazhe telefonike mes dy kardiologëve.

“Muti” - terminologji e re e mjekëve për pacientë - në këtë rast është një 78-vjeçar, i cili në vitin 2014 në mesnatë ishte dërguar në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore e ekonomike, i cili gjatë betejës me zemrën ishte trajtuar si jashtëqitje nga ata që paguhen për të shpëtuar jetë.

Mijëra pacientë - të cilëve mjekët e akuzuar në rastin “Stenta” u referohen si “fakira”, “budallë” e “muta” - prej vitit 2011 kanë kaluar përmes repartit invaziv të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK. Shumë prej këtyre pacientëve këtë vit deponuan dëshmitë në Prokurorinë e Shtetit për trajtimin e tyre çnjerëzor.

Si pasojë, 65 persona u akuzuan për ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare e trajtim të pandërgjegjshëm profesional.

Krimi pretendohet se ka nisur nga koka. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, një person i njohur për qëndrimet e tij moralizuese, është pjesë e aktakuzës. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...