OSHP-ja kërkon hetime për tenderin e KEK-ut, KEK-u thotë se zbatoi vendimet e OSHP-së

9 Janar 2017 - 07:11      

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka ngritur dyshime se Korporata Energjetike e Kosovës i ka dhënë tenderin për “Furnizim me gëlqere të hidratizuar”, një kompanie pa ia verifikuar validitetin e certifikatës ISO.

Për këtë arsye OSHP-ja ka paralajmëruar se do të dërgojë kërkesë për hetime lidhur me këtë procedurë në Departamentin për hetimin e krimit dhe korrupsionit në Polici të Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Paneli shqyrtues i këtij Organi ka anuluar këtë tender dhe ka konstatuar se KEK-u, edhe pse ata me vendimet e mëparshme kishin urdhëruar ta verifikonte validitetin e certifikatës ISO të operatorit ekonomik TC, që i ishte dhënë kontrata, nuk kishte arritur ta bënte një gjë të tillë dhe i kishte dhënë tenderin pa marrë verifikimin për këtë certifikatë.

KEK-u ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se me dhënien e tenderit kompanisë TTC, “kanë zbatuar vetëm vendimet e OSHP-së”.

Ky është vendimi i tretë që OSHP-ja e ka marrë për këtë procedurë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...