Ultimatumet rrezikojnë marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike

9 Janar 2017 - 06:50      

Dhënia e ultimatumeve institucioneve franceze apo atyre të sigurisë ndërkombëtare, të tilla çfarë ka bërë në të kaluarën Kuvendi i Kosovës, është cilësuar e rrezikshme për marrëdhëniet të cilat Kosova synon t’i ketë me vendet e tjera.

Kuvendi i Kosovës për të martën ka thirrur seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për ndalimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim, në pritje të kërkesës zyrtare të Serbisë për ekstradim, shkruan sot Koha Ditore.

Organi legjislativ edhe në të kaluarën ka mbajtur seanca të tilla dhe ka nxjerrë rezoluta me tone kërcënuese për shtetet e tjera. Vëzhgues të punës së legjislativit kanë thënë se ky institucion nuk duhet të shndërrohet në arenë ku drejtohen akuza ndaj shteteve të tjera.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka theksuar se lëshimi i 157 fletarrestimeve nga Serbia përmes INTERPOLIT për ish-ushtarët e UÇK-së duhet marrë më seriozisht dhe të trajtohen në mënyrë institucionale, e veçanërisht nga delegacioni i Kosovës në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...