Thaçi: Askush nga Kosova s’është ftuar në inaugurimin e Trumpit president

8 Janar 2017 - 20:48      

Presidenti Hashim Thaçi, që po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se askush nga Kosova nuk është ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë telefonike për televizionin publik ai ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet edhe më zv/presidentin amerikan, Joe Bide.

Kjo për faktin se sipas tij, asnjë zyrtar kosovar nuk ka marrë ftesë të jetë pjesë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan.

Madje, Thaçi i cili po qëndron në ShBA në një vizitë zyrtare, tha se në ceremoninë e zgjedhjet së Trumpit president, nuk janë ftuar as delegacione nga vende të tjera të huaja.

“Unë këtu jam në vizitë zyrtare dhe jo për inaugurim. Shtetet do të përfaqësohen vetëm nga ambasadorët dhe asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë – as nga Kosova, as nga vendet e tjera”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se gjatë qëndrimit të tij në SHBA do të vërë kontakte me zyrtarë të administratës së Trump.

Thaçi tha, se edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së nuk do të ndryshojnë aspak edhe më ndërrimin e administratës amerikane.

“Kosova do të ketë kontakte të njëjta edhe me administratën e Trumpit siç kishte me administrata paraprake”, tha ai.

Përpos thellimit të bashkëpunimit të Kosovës me SHBA-në, Thaçi tha se është atje edhe për të siguruar përkrahje për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...