Krasniqi: Çka duhet të ndodhë tjetër që Qeveria të ndërpresë dialogun

8 Janar 2017 - 20:34      

Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka numëruar disa nga veprimet që janë regjistruar ditëve të fundit, e që vijnë direkt të imponuara nga Beogradi.

E kur i ka numëruar ato ka pyetur se çka tjetër duhet të ndodhë që Qeveria të marrë vendim për ndërprerjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Serbia ndërton mur në Mitrovicë; Viziton objektin e Millosheviqit në UP, nga ku jep mesazhe agresore shoveniste; Arreston ish-ushtarët e UÇK-së sapo dalin nga Kosova; Lanson linjën e trenit Beograd-Mitrovicë, si linjë e brendshme e saj; I plaçkitë e maltreton bashkatdhetarët tanë që i lë të presin nga 20 orë në kufi; Dërgon vazhdimisht ministra e zyrtarë që nuk lejojnë integrimin e serbëve lokalë...”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Koha.net. “Çka duhet të ndodhë tjetër që qeveria Mustafa-Veseli, së paku të ndërpresin negociatat me Serbinë?! S'po flasim për reciprocitet ekonomik”, ka shtuar më tej ai.

Sipas Krasniqit, “është e qartë që derisa pronat e tyre private janë të sigurta, për ta nuk ka rëndësi çka i ndodhë Kosovës”.
“Me bë me ndodh me ua cënu dikush pushtetin ose pasurinë personale, krejt aparatin shtetëror e ngrehin në këmbë”, ka shkruar ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...