8 Janar 2017 - 19:06
Meta, në një vizitë që i ka bërë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Haradinaj është qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë, fakt i cili sipas tij, duhet të merret parasysh nga autoritetet e Francës, raporton KTV.
Haradinaj sipas kryeparlamentarit, nuk ka të bëjë fare me drejtësinë, duke theksuar se ai tashmë u ka shkruar homologëve të tij në Francë dhe Serbi për lirimin e Haradinajt.
Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se është i shqetësuar me stërzgjatjen e këtij procesi.
AAK-ja, nëpërmjet një reagimi, shprehu zhgënjimin e saj me trajtimin që institucionet e vendit po i bëjnë rastit Haradinaj.
Sipas këtij subjekti opozitar, është zhgënjyes komoditeti i institucioneve shtetërore të Kosovës, reagimi i Qeverisë dhe Presidentit nëpërmjet komunikatave, apo mosgatishmëria e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin Haradinaj dhe të njëjtin ta shtyjë për të martën.
E që sipas AAK-së, janë qasje jo-shtetërore dhe si të tilla, të papranueshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...