Foto: Reuters

Hoxhaj dënon sulmin në Jerusalem

8 Janar 2017 - 15:34      

Sulmin ndaj qytetarëve të Jerusalemit e ka dënuar ashpër Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai, nëpërmjet një statusi në Twitter, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën sot nga sulmi me kamion atje.

“E dënoj ashpër sulmin në Jerusalem. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe të të gjithë të prekurve”, ka shkruar Hoxha, raporton Koha.net.

Kujtojmë se para pak kohe, një kamion goditi një turmë njerëzish që po qëndronin në një shëtitore të famshme të Jerusalemit. Nga ky incident, të cilin policia izraelite e quajti të qëllimshëm dhe terroristë, mbetën të vdekur 4 persona, ndërsa mbi 10 të tjerë u lënduan.

Raportohet se shoferi ishte një palestinez ndërsa theksohet se ai është “neutralizuar”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...