8 Janar 2017 - 13:52
Ata kanë mbajtur liturgjinë në objektin e ndërtuar në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit brenda kampusit universitar në Prishtinë, e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla”, mëngjesin e djeshëm ka shërbyer si vend për të dërguar mesazhin e Krishtlindjeve ortodokse, që edhe shënon liturgjinë e parë në këtë objekt që nga viti 1999.
Unioni i Studentëve e quan atë veprim tendencioz e provokues, ndërsa thonë se nuk do të tolerojnë veprime të tilla, transmeton Koha.net.
“I ashtuquajturi ipeshkv i kishës Rashkë – Prizrenit Teodosije i shoqëruar nga ndjekësit e tij, prej tyre edhe zyrtarë të Institucioneve tona nga pakica serbe, në mënyrë të paligjshme, provokuese dhe tejet tendencioze paska mbajtur "liturgjinë" në objektin "fantazmë" të ndërtuar në kohën e regjimit fashist serbë të Sllobodan Millosheviqit brenda kampusit universitar të UP-së. Të indinjuar me këto veprime i bëjmë me dije këtyre personave, por edhe institucioneve tona gjegjëse se provokime të tilla nuk do të tolerojmë në asnjë mënyrë”, thuhet në komunikatë.
Teodosije mban liturgjinë e Krishtlindjeve në objektin e ndërtuar në oborrin e UP-së
Unioni i Studentëve më tutje thotë se veprime të tilla synimin kryesor e kanë destabilizimin, por që ata do të mbrojnë çdo pëllëmbë të kampusit siç dijnë të bëjnë studentët.
“Për ne si studentë çdo pëllëmbë e atij kampusi është e shenjtë dhe nuk do të lejojmë që persona të tillë destabilizues ta shfrytëzojnë për qëllime tjera, e aq më pak për mbajtjen e ceremonive fetare. Nëse tentohet të përsëritet një veprim i tillë ne ju paralajmërojmë se do të dalim në mbrojtje të vlerave tona me të gjitha mënyrat ashtu siç kanë ditur gjithmonë studentët. Gjithashtu gishtin e drejtojmë tek institucionet tona që në asnjë mënyrë të mos i tolerojnë teket e individëve të tillë, të cilët veprojnë me direktivat e krerëve të shtetit fashist serbë”, thuhet më tutje në komunikatë.
Po ashtu i bëjmë thirrje rektorit të UP-së Marjan Dema që mos të lejojë veprime të tilla që cenojnë autonominë e Universitetit, thotë Unioni i Studentëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...