Gjuriq përuron linjën hekurudhore Beograd - Mitrovicë

8 Janar 2017 - 13:34      

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka përuruar linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë.

Kjo linjë direkte sipas mediave serbe do të nisë të funksionojë për herë të parë pas luftës.

Në këtë linjë do të udhëtojë treni më i ri nga Rusia, i cili pritet të bëjë udhëtimin e tij të parë në Vitin e Ri serb.

“Për Vitin e Ri serb zyrtarisht do të udhëtojë treni në linjën Beograd – Mitrovicë. Ai do të udhëtojë përmes destinacionit Beograd – Mlladenovac – Lapovo – Kragujevac – Rashkë – Mitrovicë. Ky do të jetë një tren me shpejtësi të lartë dhe nuk do të ndalet në çdo urë”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai shtoi se çmimi i biletës do të jetë për gjysmë më e lirë sesa e autobusëve.

Sipas tij, fjala është për një tren modern i cili është i zbukuruar me motive të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovë.

“Treni është i zbukuruar me flamurin serb dhe emrat e kishave më të bukura serbe, manastiret dhe qyteteve mesjetare të Kosovës dhe Metohisë”, tha Gjuriq i cili tregoi se këtë vepër e ka kryer artisti Andreja Vasiljeviq.

Gjithashtu, ai tha se përfituesit kryesorë të kësaj linje të re hekurudhore janë studentët nga pjesë të ndryshme të Serbisë, të cilët studiojnë në Universitetin e Mitrovicës.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...