8 Janar 2017 - 12:22
Nga shkaku i vonesës së fluturimeve, THY në dy ditët e fundit ka ofruar furnizime për 29.000 udhëtarë të cilët kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13.000 udhëtarë të tjerë është dashur të vendosen nëpër hotele, raporton AA.
Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia që të realizohen fluturimet e së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.
Gjithashtu, stafi i aeroportit vazhdimisht është duke punuar në pastrimin e pistës në aeroportin “Ataturk”.
Si rrjedhojë janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet ndërkombëtare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës për në Stamboll dhe anasjelltas.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...