
7 Janar 2017 - 19:16
Bashkatdhetarët tanë në pikën kufitare në Merdare gjatë ditës kanë pritur 5 deri në 6 orë për të kaluar kufirin, raporton KTV.
Fokusimi i bashkatdhetarëve tanë vetëm në këtë pikë kufitare ka bërë që ata të presin deri në katër orë. Ministria e Diasporës, por edhe Policia e Kosovës vazhdimisht rekomandojnë që të përdoren edhe pikëkalimet e tjera kufitare”.
Por në orët e mbrëmjes, fluksi i pritjes është rritur deri në 5 orë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Ministri Valon Murati, duke thënë se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdar, 5 deri në 6 orë.
Gjithashtu, ai ka lutur mërgimtarët edhe një herë që para se të nisen të shikojnë online aplikacionin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Mërgimtarët nuk presin që kjo gjendje të përmirësohet pavarësisht që ata nuk kanë provuar të zgjedhin pikat e tjera kufitare.
Pritjet deri në një orë janë edhe tek pik kalimi kufitar tek Dheu i Bardh, ndërsa në pikë kalimet e tjera kufitare koha e pritjes është 5 deri në 15 minuta.
Në Policinë e Kosovës thonë që si pasojë e koncentrimit më të madh të automjeteve në pikëkalimin kufitar në Merdar, pritjet dhe kolonat janë më të gjata në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Rikthehen kolonat në Merdar, kërkohet... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...