Foto: Ilustrim

Nis përmirësimi i gjendjes së rrugëve nacionale [video]

7 Janar 2017 - 19:09      

Ka filluar të përmirësohet gjendja në rrugët nacionale të vendit. Megjithatë, në disa pjesë vazhdon të ketë vështirësi qarkullimi.

Sipas udhëheqësit të Divizionit për Mirëmbajtjen e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Qemajl Januzi, të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, raporton KTV.

Ai ka konfirmuar se është hapur për qarkullim për automjete të vogla edhe rruga Kaçanik - Han i Elezit dhe ajo Pejë-Kullë, ndërsa po presin që pala malaziase të hapë pjesën tjetër që çon në Rozhajë.

Ndërsa është hapur edhe rruga për në Shalë të Bajgorës.

E, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i është kthyer normalitetit.

Ndërsa, shumë vendbanime në vend ende po përballen me mungesë të energjisë elektrike, veçmas në Dragash. 


Nis përmirësimi i gjendjes së rrugëve nacionale by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...