
7 Janar 2017 - 19:06
Ende nuk është zgjedhur kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, që në bazë të pikave fillestare të Marrëveshjes për Drejtësi, duhet të jetë një pjesëtar i komunitetit serb nga Mitrovica, raporton KTV.
Këshilli Gjyqësor ka hapur konkurs, i cili do të jetë i hapur deri më 20 janar, 10 ditë pasi pritet të fillojë zbatuari kjo marrëveshje, ndërsa kryesuesi Nehat Idrizi, i pyetur për numrin e gjyqtarëve, ka thënë se kjo do të merret vesh vetëm në momentin e integrimit të tyre.
Në anën tjetër, Këshilli Prokurorial, i ka konfirmuar KTV-së të kenë rekrutuar 9 prokurorë, megjithëse ende nuk dihet nëse është përzgjedhur edhe kryeprokurori.
Ata që kanë ndjekur nga afër procesin e bisedimeve Kosovë - Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve, e shohin si shumë optimiste datën 10 janar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Unifikimi i drejtësisë vështirë se do të nis... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...