MI: Rrugët nacionale dhe rajonale, të qarkullueshme

7 Janar 2017 - 18:54      

Pas reshjeve të shumta të borës në ditët e fundit, gjendja e rrugëve në Kosovë është përmirësuar dukshëm.

“Të gjithë menaxherët regjional me ekipet tyre janë duke punuar pandërprerë në teren. Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e rrugëve nga bora”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së sotme, ka inspektuar rrugët Prishtinë, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.

Po ashtu, Zharku ka qenë në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e rrugëve në vend, duke iu ofruar ndihmë shtesë, transmeton Koha.net.

Në disa komuna të Kosovës ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar ekipet lokale në përmirësimin e disa rrugëve për qarkullim, thuhet më tutje në komunikatë.

“Tani të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme. Po ashtu, rrugët rajonale janë të qarkullueshme duke përjashtuar rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila do të hapet nesër dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, e cila nuk po mund të hapet për shkak se është bllokuar nga disa automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen në mënyrë që sa më shpejtë të zhbllokohet kjo rrugë. Rrugët rajonale Mitrovicë – Bajgorë dhe Kamenicë – Tugjevc janë hapur sot”, thotë MI.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim duke i respektuar rregullat e komunikacionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...