7 Janar 2017 - 18:51
Ajo gjuhën e Lumës ndaj kryeministrit e ka quajtur “ekstreme rrugaqërore”.
Ky është postimi i Dumoshit:
Duke shprehur respektin e plotë dhe duke mos dashur në asnjë formë që të të ndikoj në punën, politikat redaktuese si dhe aspektet menaxheriale të RTK-së, shpreh keqardhjen e thellë për gjuhën ekstreme rrugaqërore që një redaktor i televizionit publik me emrin Ernest Luma, ka përdorur ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Duke pas parasysh edhe rastet e tjera të ngjashme në RTK, besoj se RTK-së do t’i bënte nder që së paku të distancohet nga gjuha e këtij personi.
Shpërdorimi që ky “redaktor” i bën RTK-së është përdhosje e gazetarisë dhe e emrit, besueshmërisë dhe imazhit të televizionit publik.
Ftoj edhe AGK-në që të distancohet nga gjuha e skajshme e këtij ndotësi të gazetarisë, duke kontribuuar në këtë formë për gazetarinë kosovare dhe komunitetin e nderuar të gazetarëve të Kosovës.
Ndërkaq, kujtojmë se ky reagim vjen pasi Luma, në një postim në Facebook, kryeministrin Isa Mustafa e kishte quajtur “vorr”.
Ky është postimi i Lumës:
Më në fund, paska folë sot edhe vorri i qeverisë!
E paska quajtur "të palejueshëm" ndalimin e Haradinajt në Francë.
Çu', Isë, t'i mëshojmë bazenit not!
Ndoshta, na e shpërlanë ftyrën, pak. ;)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...