Revista franceze sugjeron Tiranën në mesin e 10 qyteteve për të vizituar

7 Janar 2017 - 18:26      

Revista e përjavshme franceze “Telerama” ka renditur kryeqytetin shqiptar mes 10 qyteteve që duhen vizituar përgjatë 2017.

Në përshkrimin e saj “Telerama.fr” e përshkruan Tiranën si një qytet të gjallë e plotë ngjyra.

“I ndaluar për turizëm gjatë periudhës komuniste, në 2017 Shqipëria është një vend që duhet parë nga afër. Është një destinacion në rritje. Pikat e forta të saj janë bregu Adriatik, kryeqyteti Tirana,i gjallë dhe plotë ngjyra, një vend për t’u zbuluar”, shkruan Telerama, transmeton Ora News.

Një promovim i tillë për Shqipërinë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë linkun e lajmit e ka komentuar me nota humori dhe ka ironizuar.

Çudi e madhe. Si ka mundësi që edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnjë lidhje me mua përveç ngjashmërisë me mbiemrin) e përjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranën, si një ndër dhjetë destinacionet turistike të këtij viti. Tirana e betonizuar e njëmijë e një të zezave një ndër dhjetë destinacionet më të preferuara për francezët. Kaq budallenj të jenë vallë edhe këta?!”, ka shkruar Rama.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...