Teodosije mban liturgjinë e Krishtlindjeve në objektin e ndërtuar në oborrin e UP-së

7 Janar 2017 - 17:48      

Objekti i ndërtuar në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit brenda kampusit universitar në Prishtinë, e ashtuquajtura “Kishë Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla”, mëngjesin e sotëm ka shërbyer si vend për të dërguar mesazhin e Krishtlindjeve ortodokse, që edhe shënon liturgjinë e parë në këtë objekt që nga viti 1999.

Mediumi serb nga veriu i Mitrovicës, “Kossev”, raporton se ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit Teodosije mëngjesin e sotëm, bashkë me disa priftërinj tjerë, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviqin, me zyrtarin ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçqviqin, dhe me rreth 20 besimtarë, ka kënduar himnin e Krishtlindjeve në këtë objekt.

“Kjo është hera e parë që nga viti 1999 që një liturgji për Krishtlindjet ortodokse zhvillohet në këtë kishë”, shkruan ky medium.

Teodosije ka thënë se kjo festë është “një festë e gëzimit dhe paqes, e cila ju liron nga mëkati, frika dhe vdekja”.

“Kemi ardhur në tempullin e Krishtit Shpëtimtar, këtu në Prishtinë, sepse kemi dashur që Krishti së pari të lindë në dioqezën tonë, në tempullin tonë. Tempull ky që është i mbyllur, i bllokuar nga dikush që nuk lejon priftërinjtë dhe të krishterët ortodoksë të hyjnë në të, dhe gjithashtu, tempull i vendosur në qytetin ku sot nuk ka serbë ortodoksë. Kanë mbetur disa dhjetëra sosh por që jetojnë në frikë”, ka thënë Teodosije, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se porosia e sotme “Krishti po lind nga kjo kishë”, ka domethënie të veçantë dhe është porosi për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët në mbarë botën, sepse “na kujton që nuk guxojmë t’i harrojmë as tempujt e as manastiret tjera tonë në Kosovë e Metohi”.

“Nuk guxojmë ta harrojmë as këtë qytet, e as tokën e shenjtë të Kosovës e Metohisë në të cilën jetojmë”, ka thënë më tej Teodosije.

Peshkopi Teodosije, sipas “Kossev”, me këtë rast “ka ndryshuar drynin e derës ka mbyllur kishën”.

Kurse oficeri ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviqeviq, ka nga ky objekt ka dërguar mesazhin e paqes dhe të pajtimit.

“Në këtë mëngjes Krishtlindjesh dërgojmë mesazhin e paqes me një dorë të shtrirë të pajtimit, por një dorë e cila s’ka zinxhirë e as dry, siç nuk ka as në këtë tempull më”, ka thënë Paviqeviq.

Edhe zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, që vjen nga Lista Serbe, listë e cila ka ngrirë të gjitha marrëdhëniet me institucionet e Kosovës, ka dërguar një porosi të ngjashme.

“Dëshirojmë të jetojmë në dashuri e paqe me të gjithë. Ky është një mesazh që ne nuk do të heqim dorë nga asnjë gur yni, kudo që ai të jetë, e lëre më nga kishat tona”, ka theksuar ai.

Ky objekt, i ndërtuar në kohën e vendosjes arbitrare të ligjeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në oborrin e Universitetit ë Prishtinës, ende nuk përdoret për kryerjen e ritualeve fetare pasi ende edhe nuk ka përfunduar.

Rreth këtij objekti, ishte deklaruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai kishte thënë se nëse nuk legalizohet ndërtimi i saj, kisha mund të rrënohet. Por nga ajo kohë e deri më tani, prijës fetarë, politikanë e qytetarë serbë kanë tentuar që ta funksionalizojnë atë, duke e pastruar e duke filluar lyerjen e mureve të tij të brendshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...