Hoxhaj: Platforma e përbashkët, kapitull i ri i shqiptarëve në Maqedoni

7 Janar 2017 - 15:34      

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur platformën e përbashkët të arritur mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, e cila është arritja më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit në Maqedoni.

Hoxhaj tha se gatishmëria e liderëve shqiptarë në Maqedoni për të dalë me një platformë të përbashkët është sinjali më i mirë për fillimin e një etape të re të përfaqësimit të denjë të interesave shqiptare në Maqedoni.

"Platforma e përbashkët duhet të synoj të përmbush qëllimet bazike të shqiptarëve në Maqedoni sikurse arritja e barazisë etnike si element shtetformues, dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe që nënkupton arritjen e barazisë gjuhësore. Veç kësaj, kjo platformë duhet të arrijë barazinë ekonomike, që ka të bëjë me shpërndarjen e buxhetit si dhe me punësimin e shqiptarëve në administratën publike”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, “arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap shumë domethënës në përfaqësimin e denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Zbatimi i kësaj platforme do t’i kontribuojë mirëqenies dhe stabilitetit të Maqedonisë, sundimit të ligjit, dhe të ardhmes euroatlantike të saj”.

Po ashtu, platforma duhet të adresoj çështjen e emrit dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë. Kjo platformë bëhet publike vetëm dy ditë pas takimit që Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm Hoxhaj patën me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë në Prishtinë.

Para dy javësh, liderët u takuan edhe në Tiranë me Kryeministrin Rama dhe ministrin Bushati.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...