Irinej: Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë – ajo është shpirti i serbit

7 Janar 2017 - 15:33      

Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot e ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd.

Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t’i luten Zotit për t’i fikur armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia Beta, përcjell rel.

Një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur “djep shpirtëror dhe kombëtar”.

“Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë. Kosova është shpirti i serbit”, tha Irinej.

Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar sot se për të parën herë prej vitit 1999, është mbajtur liturgjia e Krishtlindjeve në tempullin e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, me pjesëmarrjen e peshkopit Teodosije, të priftërinjve dhe afro 20 besimtarëve ortodoksë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...