Rrugët nacionale sot janë të kalueshme

7 Janar 2017 - 15:13      

Bora që po bie në Kosovë, ka vështirësuar qarkullimin rrugor, por sot gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

Udhëheqës i Divizionit për Mirëmbajtjen e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Qemajl Januzi, ka thënë se të gjitha rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme përfshirë edhe rrugën Kaçanik - Han i Elezit.

“Sot është gjendje më e mirë. Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme. Vetëm në Kullë, në pjesën nga Mali i Zi është e bllokuar rruga dhe presim që ata ta zhbllokojnë”, ka thënë Januzi për portalin Koha.net.

Januzi ka thënë se rruga për Brezovicë është hapur deri në 1.5 kilometra dhe pritet që nesër të hapet rruga deri te ski-liftët.

“Për Brezovicë rruga është hapur deri te vendi i ashtu quajtur ‘Parkingu i madh’. Nesër do të hapet plotësisht rruga për atje. Kompanitë janë duke punuar edhe për hapjen e rrugës që shpie për në Bajgorë”, ka thënë ai.

Sipas Jonuzajt, kompanitë e kontraktuara nga ministria po ndihmojnë edhe e hapjen e disa rrugëve lokale si në Ferizaj, Kaçanik e Dragash.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...