Procedurat në Gjykatën franceze mund të marrin 40 ditë kohë

7 Janar 2017 - 14:00      

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se deri në 40 ditë mund të marrin kohë procedurat në Gjykatën franceze, që po man në arrest ish-kryeministrin e ish-komandantin e ZO të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

“Ne kemi pasur të njëjtin rast me z. Haradinaj në Lubjanë kur është arrestuar dhe aty pika e dytë e rezolutës ka qenë që të pastrohen listat e Interpolit, që janë me akuza të vitit 2014 nga Serbia. Kjo nuk ka ndodhë dhe dikush duhet të japë përgjegjësi, ata që po bëjnë dialog me Qeverinë e Serbisë. Asnjë veprim nuk e kanë marr, sepse nuk do të ndodhte kjo çka ndodhi me z. Haradinaj”, ka thënë Lekaj.

Sipas tij, ky është detyrim kushtetues i Qeverisë së Kosovës dhe njerëzit që udhëheqin qeverinë.
“Duhet të veprojë qeveria e Kosovës, sidomos kryeministri, ministri i Jashtëm duhet ta luajnë rolin e vet dhe sidomos ministria e Drejtësisë. Kur nga Tirana kemi nga qeveria e Shqipërisë, që ka kërkuar urgjentisht të takohet me ministrinë e Drejtësisë në Francë, pse nuk e ka bërë një gjë të tillë ministria e Drejtësisë së Kosovës. Ka këtu mangësi nuk ka ndonjë koordinim nga Qeveria që ne të veprojmë si shtet”, ka thënë Lekaj.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka ofruar ndonjë dosje dhe sipas ligjeve të Francës procedura mund të shkojë deri ne 40 ditë.
“Kjo është shqetësuese për neve dhe shqetësuese për Qeverinë e Kosovës”, tha Lekaj.

Kujtojmë se mbrëmë, Arianit Koci, avokat mbrojtës i Ramush Haradinajt përmes një njoftimi bërë në profilin tij në Facebook ka bërë me dije se kërkesa për lirimin e këtij të fundit është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se ekipi mbrojtës i Z. Haradinaj në koordinim të plotë, është duke punuar instensivisht që ish-Kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Koci, përcjell koha.net. “Kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata. Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Z. Haradinaj dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundojë së shpejti”, ka shtuar ai.

I pyetur nga KTV-ja se sa kohë mund të marrin procedurat, Koci ka thënë se kjo është e paparashikueshme.

“Varet prej gjyqtarëve se sa kohë ju duhet, por nuk shkon gjatë”, i ka thënë Koci KTV-së.

Haradinaj u arrestua të mërkurën pasdite në Euro-aeroportin Basel Muluz Freiburg. Ai shoqërohej me pjesëtarë të familjes, kur policia e ndaloi, duke u bazuar në fletarrestimin ndërkombëtar. Serbia ka kërkuar menjëherë ekstradimin e tij në këtë shtet, kërkesë që nuk pritet të merret parasysh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...