BE-ja po ndjek zhvillimet rreth Haradinajt, ka një porosi për dialogun

7 Janar 2017 - 12:05      

Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja “po e ndjek me kujdes zhvillimin” rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e intervenimit në këtë rast.

“BE-ja po kontrollon informacionet që ka në dispozicion rreth rastit dhe po i përcjell nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet në Francë e ndaluan, të mërkurën, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë.
Arrestimi i Haradinaj çoi në ftohje marrëdhëniesh, edhe ashtu jo fort të mira, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo e fundit mori vendimin që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Beogradi tha se po kërkon ekstradimin zyrtar nga Franca të Ramush Haradinajt, siç tha, “për ta përballur me akuzat për krime lufte”.

Të dyja palët kanë nisur një proces të normalizimit të marrëdhënieve që prej më shumë se 5 vjetësh, me lehtësimin e BE-së dhe kanë arritur një numër marrëveshjesh përfshirë edhe atë të Kodit telefonik për Kosovën.

Një numër i marrëveshjeve, përfshirë edhe renovimin e urës në Mitrovicë, u ndaluan që prej ndërtimit të një muri në pjesën veriore të qytetit.

Bashkimi Evropian, ka ripërsëritur thirrjet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe vazhdimin e dialogut,

Zëdhënësja Kocijançiq tha se megjithatë se të dyja palët janë të përkushtuara për normalizim dhe se “BE-ja pret që kjo të vazhdojë pa pengesë”.

“Edhe Kosova edhe Serbia janë përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve dhe përpjekjet e BE-së në këtë drejtim do të vazhdojnë”, i tha Evropës së Lirë, Maja Kocijançiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...