Aeroporti i Prishtinës i është kthyer normalitetit

7 Janar 2017 - 11:36      

Aeroporti i Prishtinës sot i është kthyer normalitetit.

Përderisa fluturime të shumta gjatë ditës së djeshme e patën të pamundur nisjen dhe arritjen në kryeqytetin kosovarë, sot nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari”, njoftohet se janë duke u realizuar të gjitha fluturimet sipas agjendave të parapara.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme janë paraparë të realizohen 84 fluturime, gjithsej me 43 në shkuarje dhe 41 në arritje. Deri me tani të gjitha fluturimet janë realizuar me sukses përveç fluturimit të Turkish Airlines i cili është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll”, thuhet në njoftimin e zyrës për media dhe komunikim në Aeroport.

Sipas tyre, kushtet atmosferike momentalisht janë të përshtatshme për fluturime dhe pritet që të realizohen me sukses.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...