Janë së paku 15 prishje të rrjetit elektrik që ka lënë pa rrymë shumë pjesë të vendit

7 Janar 2017 - 11:12      

Vendbanime të shumta të Kosovës po përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq.

Viktor Buzhala zëdhënës në KEDS, tha për KosovaPress se kanë ndodhur rreth 15 prishje aktive të rrjetit të energjisë elektrike, pjesa më e madhe e të cilave janë në rajonin e Pejës dhe të Mitrovicës.

Buzhala tha se numri i prishjeve dhe numri i riparimeve të rrjetit elektrik po ndryshon vazhdimisht.

“Reduktime nuk ka, por ka ndalesa si pasoja të prishjeve. Deri tash janë riparuar dhjetëra prishje, por ato po paraqiten në vende tjera. Aktualisht janë rreth 15 prishje aktive, pjesa më e madhe e të cilave ne Rajonin e Pejës dhe Mitrovicës. Pra, vazhdon beteja e punëtorëve të KEDS-it me kushtet e rënduara atmosferike. Ne nuk mund të flasim për një numër statik të prishjeve, si atyre të riparuara ashtu edhe atyre aktive, sepse ky numër ndryshon vazhdimisht”, tha Buzhala.

Ndërkohë, sipas një komunikate të lëshuar nga KEDS-i, mbi 500 punëtorë janë vazhdimisht në terren. Mirëpo, si pasojë e motit të ligë, prishje të rrjetit elektrik do të ketë anekënd vendit.

Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari edhe sot. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur.

KEDS/KESCO thonë se janë të përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me acar që e kemi këto ditë.

“Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situatë, një ndihmëse të madhe mund të jepnin edhe qytetarët. KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emalin [email protected] apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy. Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000”, thuhet në komunikatë. “Kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë”, thuhet më tej aty.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...