Haliti nuk beson se Franca do ta ekstradojë Haradinajn në Serbi

7 Janar 2017 - 08:55      

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së Xhavit Haliti ka folur për arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze dy ditë më parë.

Haliti ka thënë se nuk është prej tyre që nxjerr lot korkodili post festum. Sipas tij, arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është bërë me urdhër të Francës, por me flet arrest të Serbisë.

“Gjatë kontrolleve në kufi policit i del që një udhëtar ka fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli dhe ai është i obliguar ta zbatojë atë”, ka thënë Haliti në një intervistë për televizionin publik, duke shtuar se Franca pas shqyrtimit të të gjitha argumenteve do ta lirojë Ramush Haradinajn.

Ai ka thënë se kjo është edhe një lojë e Serbisë dhe ajo po vazhdon tutje me këto lojëra. “UNMIK e përfaqëson Kosovën në Interpol dhe disa herë është kërkuar që të hiqen fletarrestet për ushtarët e UÇK-së, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha Haliti, duke shtuar se brenda ditësh Haradinaj do të lirohet.

Haliti tha se nuk beson se Franca do ta ekstradojë Haradinajn në Serbi sepse eshë njëra prej shteteve të para që e kanë njohur Kosovën.
“Gjithë kjo që ka ndodhur na ka goditur të gjithëve sepse ka pasur edhe dy procese nga të cilat ka dalë i pastër. Vazhdojnë prapë lojërat e Serbisë po me të njëjtin person”.

Ai tha se është mirë të jemi të kujdesshëm me deklarimet në raport me atë që ka ndodhur në Francë, sepse kemi të bëjmë me një shtet mik dhe gjërat të zgjidhen gradualisht sipas rregullave që i ka ky shtet.

Duke folur për kërkesën e AAK-së për seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për rastin Haradinaj, ai tha se kërkesën për seancë e kanë nënshkruar të gjitha partitë dhe aty do të shihet se a do të nxirret ndonjë rezolutë apo vendim tjetër. Mbledhja do të mbahet nesër në ora 12:00, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...