Në Francë sot protestohet për lirimin e Ramush Haradinajt

7 Janar 2017 - 08:39      

Sot do të mbahet një protestë në Colmar të Francës, për të treguar pakënaqësinë me rastin e arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë, përkrahur edhe nga Shoqata “Lëvizja”. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës, që të shtunën në mesditë të marrin pjesë masovisht në protestën në përkrahje të Ramush Haradinajt, i arrestuar këtë javë nga autoritetet francezë të drejtësisë.

Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që vijnë nga Beogradi.

Protesta në Colmar të Francës nis nga ora 13:00 dhe mbahet në këtë adresë: 9 Avenue Raymond Pincare, Colmar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...