Për zhbllokimin e rrugëve do punohet gjithë natën, u angazhua edhe FSK-ja

6 Janar 2017 - 23:48      

Qemajl Januzi, udhëheqës i Divizionit për Mirëmbajtjen e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, ka folur për “Interaktiv” të KTV-së, duke thënë se të gjitha nacionale janë të gjitha të kalueshme.

“Vetëm në Kullë, në pjesën nga Mali i Zi është e bllokuar rruga, dhe presim që ata ta zhbllokojnë”, ka thënë Januzi.

Ndërsa sa i përket rrugëve rajonale, ai ka thënë se rruga për Prevallë është e mbyllur, ndërsa ajo për Brezovicë është e rrezikuar nga ortekët, prandaj mund të konsiderohet vështirë e kalueshme. Bllokadë ka edhe në Bajgorë.

“Rruga që do të mundohemi gjatë tërë natës ta zhbllokojmë është ajo për Tygjec. FSK-ja i është bashkuar ekipit për të hequr gjithë ato ortekë që kanë rënë”,ka thënë ai.

Januzi ka kërkuar nga shoferët që të kenë kujdes. Ndërsa ka thënë se kanë kërkuar ndihmë nga Policia e trafikut që të ndalojnë automjetet pa pajisje dimërore, e që në masë të madhe ka thënë se kanë hyrë nga Maqedonia.

“Nga përvoja e këtyre dy ditëve mund të them se asnjë automjet i peshave të rënda nuk ka qenë i pajisur me pajisje të dimrit”.

Ai ka thënë se kripa nuk ka efekt në temperatura minus pesë gradë Celcius.

Ndërsa e ka quajtur të panevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Komunës së Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...